Alfa Romeo tërheq nga tregu 60.000 vetura Giulia dhe Stelvio

Auto

Alfa Romeo tërheq nga tregu 60.000 vetura Giulia dhe Stelvio

Më: 12 mars 2019 Në ora: 09:33
Alfa Romeo

Më shumë se 60.000 automjete të modeleve Giulia dhe Stelvio janë tërhequr nga tregu për shkak të problemeve me kontrollin e përshtatjes. Siç njoftohet nga Alfa Romeo, sistemi nuk mund të fiket kur shoferi e shtyn pedalin e frenave. Sistemi mund të mbyllet vetëm kur shoferi mban frenimin për një periudhë të gjatë.

Alfa Romeo zbuloi një avari kur një punonjës testoi automjetin, por tani për tani nuk ka pasur raportime për lëndime, transmeton KosovaPress. Automjetet Giulia dhe Stelvio janë prodhuar në periudhën 2017-2019 dhe pronarët do të njoftohen në muajt e ardhshëm kur prodhuesi do të “përditësojë” softuerin.

Kjo nuk është tërheqja e parë e Giulias dhe Stelvios, pasi Alfa Romeo kishte probleme me këto dy modele në fillim të vitit 2018 për shkak të frenave. Në tetor të vitit të kaluar, modelet e njëjta kishin një problem me mbinxehjen e motorit në versionet 2.0-litër dhe 2.9-litër V6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat