Seat prezanton Leon karavan me 300 kuaj fuqi - Bota Sot
Seat prezanton Leon karavan me 300 kuaj fuqi

Auto

Seat prezanton Leon karavan me 300 kuaj fuqi

Më: 12 mars 2019 Në ora: 19:21
Seat prezanton Leon karavan

Kompania spanjolle Seat, një anëtare e Grupit Volkswagen, paraqiti serinë e kufizuar Leon Cupra R ST karavan.

Bazuar në hatchback-un Leon Cupra R, ky model është mundësuar nga një turbo-benzinë me katër cilindra 2.0-litërsh.

Vetura është e pajisur me një transmetim automatik DSG që zhvillon 300 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0-100 km/h për 4.9 sekonda. Ndryshe nga hatchback Cupra R, ST karavan ka një motor me të katër boshtet.

Enterieri është i dominuar nga fibrat e karbonit, dhe në versionin standard vjen me ekran me prekje 8 inç, ndërkohë që timoni dhe leva e lëvizjes janë të veshura me Alcantar. 

Edhe pse Cupra ka qenë një markë e pavarur për një kohë, modelet aktuale të Seat do të mbajnë logon e kompanisë për të shmangur konfuzionin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...