Ekspertët: Kurrë mos e lini veturën në rezervë - Bota Sot
Ekspertët: Kurrë mos e lini veturën në rezervë

Auto

Ekspertët: Kurrë mos e lini veturën në rezervë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 23:55
Ilustrim

Sa më gjatë që ke veturë, aq më shumë përvojë dhe zakone të vozitjes ke. Për fat të keq, jo të gjitha këto zakone janë të mira. Për më tepër, sa më me përvojë që bëhesh, aq më e vështirë është t’i lësh ato zakone.

Ne kemi vendosur sot t’ju tregojmë dy këshilla të ekspertëve të automekanikes, që ju ndihmojnë mos ta dëmtoni veturën tuaj gjatë vozitjes dhe t’i ndryshoni shprehitë.

Ta mbushni me karburant vetëm kur bie në rezervë 

Kur vetura nuk është e ndezur, mbeturinat mekanike akumulohen në rezervuar dhe formohen kështu sedimente në fund të tij. Mbeturinat më pas hyjnë në pompën e karburantit dhe filterat, duke shkaktuar dëm.

Gjatë muajve të dimrit, lëreni gjithmonë rezervuarin të paktën gjysmë të mbushur, për të evituar formimin e sasive të mëdha të kondensimit.

Kur është ftohtë dhe me ngrica, prezenca e ujit në rezervuar mund të çojë në deformim të tij dhe probleme të tjera.

Frenimi i shpeshtë

“Mbani distancën dhe përshtatuni me trafikun në rrugë”. Kjo është ajo çfarë na mësojnë instruktorët dhe librat e autoshkollës. Por, nëse frenoni shpesh, ju mund t’i dëmtoni pllakat e frenimit dhe më pas ato dëmtojnë diskat. Për të shmangur dëmtimin e diskut, mos harroni t’i ndërroni pllakat e frenimit dhe të kujdeseni për vajin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...