Jeep sjellë dy SUV me nga tri radhë ulësesh - Bota Sot
Jeep sjellë dy SUV me nga tri radhë ulësesh

Auto

Jeep sjellë dy SUV me nga tri radhë ulësesh

Më: 13 mars 2019 Në ora: 10:08
Foto

Klientët janë shumë të interesuar për makina me tri radhë ulësesh, andaj prodhuesit po iu përshtaten në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.Hyundai dhe Kia, ishin të shpejtë me lansimin e Palisade dhe Telluride, derisa Subaru lansoi Ascent, teksa Volkswagen krijoi modelin Atlas. Në këtë drejtim, Jeep mbeti pak vonë, por megjithatë nisi të punojë në këtë drejtim, që të mos mundet prej konkurrencës.

Më herët, ishte thënë se po punohet në adoptimin e Wagoneer, që të bëhet me shtatë ulëse dhe të emërohet Grand Wagoneer.

Kjo duket se nuk po i mjafton Jeep, pasi bashkë me këtë model, do ta lansojë brenda dy vitesh edhe nj SUV në madhësi të njëjtë.

“Jemi vonuar, por dy SUV me tri radhë ulësesh, do t’i shtohen linjës së prodhimit” ka thënë Mike Manley, drejtori kryesor ne Jeep.

Megjithatë, nuk ka dashur të japë asnjë detaj për makinën e dytë SUV, që mbetet tërësisht mister, pa u dhënë asnjë detaj.
 

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...