“Dështon” Alfa Romeo: Këto janë 2 veturat që ka hequr për së dyti nga tregu - Bota Sot
“Dështon” Alfa Romeo: Këto janë 2 veturat që ka hequr për së dyti nga tregu

Auto

“Dështon” Alfa Romeo: Këto janë 2 veturat që ka hequr për së dyti nga tregu

Më: 15 mars 2019 Në ora: 07:42
Alfa Romeo

Kompania prodhuese e veturave, Alfa Romeo, me origjinë nga Italia, ka tërhequr nga tregu dy modelet e reja Giulia dhe Stelvio për shkak të problemeve mekanike, përkatësisht problemit me pedalet e frenimit.

Më shumë se 60 mijë automjete të prodhuara nga radhët e kësaj kompanie janë tërhequr nga tregu i veturave, për shkak të problemeve me kontrollin e përshtatjes.

Siç bënë të ditur ‘Alfa Romeo’, sistemi nuk mund të fiket sapo vozitësi i makinës të shtypë pedalin e frenave, pa e mbajtur këmbën për një periudhë të gjatë.

Automjetet Giulia dhe Stelvio janë prodhuar në periudhën 2017-2019, ndërkaq pronarët do të njoftohen në muajt e ardhshëm kur prodhuesi do të “përditësojë” softuerin.

Kjo nuk është tërheqja e parë e Giulia dhe Stelvio, pasi Alfa Romeo kishte probleme me këto dy modele në fillim të vitit 2018 me frenat. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...