”Ford” shkurton mbi 5 mijë vende pune në Gjermani - Bota Sot
”Ford” shkurton mbi 5 mijë vende pune në Gjermani

Auto

”Ford” shkurton mbi 5 mijë vende pune në Gjermani

Më: 15 mars 2019 Në ora: 19:12
Ford

Kompania ”Ford” tha për median se i paraqiti sot të gjithë punonjësve të saj, pa dallim mes qendrave , një program për pension të parakohshëm apo largime vullnetare me derdhjen e dëmshpërblimit në rast të ndërprerjes së kontratës të punës me afat të pacaktuar.

Ky njoftim bëhet i ditur si pjesë e ristrukturimit të ”Ford” i cili synon të rivendosë sa më shpejt të jetë e mundur një aktivitet fitimprurës në Europë.

Prodhuesi i makinave nuk përmendi mbylljen e qendrave specifike në Gjermani, as nuk renditi shkurtime të tjera të vendeve të punës në shtete të tjera që prekeshin nga ky plan.

”Ford’’ punëson mbi 24.000 persona në Gjermani, pak më pak se 18 000 në Këln, 6.000 në Saarlouis dhe rreth 200 në Aachen, mbi një numër të përgjithshëm prej 53.000 në Europë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...