Vodhën dhe shitën veturat e kthyera prapa si pasojë e Dieselgate, burg për dy hajna - Bota Sot
Vodhën dhe shitën veturat e kthyera prapa si pasojë e Dieselgate, burg për dy hajna

Auto

Vodhën dhe shitën veturat e kthyera prapa si pasojë e Dieselgate, burg për dy hajna

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:31
Derisa gjykata ende nuk e ka dhënë fjalën përfundimtare, pritet që ata së bashku të dënohen me nga 30 vjet burg

Romane Porter dhe Daniel Onorati nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, janë gjetur fajtor të vjedhjes dhe shitjes së veturave që ishin pjesë e skandalit Dieselgate.

Raportohet se dyshja vidhnin Volkswagen dhe Audi, që ishin të parkuara në disa prej pushimoreve jashtë fushave sportive, që ishin blerë nga kompanitë prej pronarëve të shqetësuar.

Që nga marsi deri në shtator të vitit 2017, ata shfrytëzuan mundësinë të grabisin makinat, që më pas i shisnit te të interesuarit, si modele të reja nga prodhues të rëndësishëm gjermanë.

Image

Gjatë mbrojtjes në gjykatë, Porter dhe Onorati pranuan se kanë vjedhur makinat, por zgjodhën ato që ishin më të mirat dhe që nuk janë prekur prej Dieselgate. Ata kundërshtojnë se kanë të bëjnë me ndonjë keqbërje tjetër, pos vjedhjes dhe shitjes ilegale të veturave.

Ky veprim nuk mund të dënohet aq sa është vlera e dëmit, meqë nuk ka ndonjë ligj që cakton në mënyrë specifike, se makinat e kthyera nuk mund të shiten.

Image

Derisa gjykata ende nuk e ka dhënë fjalën përfundimtare, pritet që ata së bashku të dënohen me nga 30 vjet burg, apo edhe më shumë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...