Aston Martin V8 Vantage së shpejti edhe në version Roadster - Bota Sot
Aston Martin V8 Vantage së shpejti edhe në version Roadster

Auto

Aston Martin V8 Vantage së shpejti edhe në version Roadster

Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:58
Aston Martin V8 Vantage

Kompania e njohur britanike, Aston Martin, modelin e ri V8 Vantage në version Coupe e ka prezantuar në nëntor të vitit 2017, ndërsa këtë vit do të promovohet edhe në version Roadster.

V8 Vantage Roadster, sipas njoftimeve nga Aston Martin, është “i gatshëm dhe po pret” dhe promovimi i tij pritet të mbahet në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ashtu sikurse V8 Vantage Coupe, edhe versioni Roadster do të ketë motor të Mercedes-AMG 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 510 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi.

Gjithashtu, pritet që ky Roadster me çatinë me material të butë të ketë performancë më të dobët se versioni Coupe e cila shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.6 sekonda dhe atë maksimale e arrin deri në 314 km/h.

Vantage, po ashtu, pritet që më vonë të ketë edhe versione të reja, ndoshta me motor V12 edhe pse në Aston Martin një gjë të tillë as nuk e ka konfirmuar e as demantuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...