Ngasja e Mars Rover të NASA-s nga vozitësit profesionist të garave - Bota Sot
Ngasja e Mars Rover të NASA-s nga vozitësit profesionist të garave

Auto

Ngasja e Mars Rover të NASA-s nga vozitësit profesionist të garave

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:46
Mars Rover

Pilotët e Aston Martin Racing, nuk janë të panjohura me makina të fuqishme dhe ngasje në situata të vështira.

Ata kanë fituar katër herë në Le Mans, si dhe ishin pjesëmarrës në shumë gara, ku pësuan situata të pa pritshme. Mirëpo, tre prej tyre, patën eksperiencën e tyre më të rrallë, ku vizituan qendrën e NASA-s.

Njësiti patën mundësi, që të përjetojnë ndjesinë e ngasjes së Mars Rover, që në një të ardhme të afërt pritet të dërgohet për të eksploruar hënën.

Makina nuk arrin më se dhjetë kilometra në orë, që është shumë më pak se makinat super të shpejta që ata i pilotojnë.

Megjithatë, gjithçka tjetër është ndryshe, prej mbajtjes së timonit dhe sistemit të qarkullimit, që dallon prej vozitjes së makinave tjera.

Në anën tjetër, Mars Rover pritet të jetë makina e parë, që do të transportojë njerëz në planetët e afërta me Tokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...