Bugatti me veturën e parë elektrike, do të kushtojë 700.000 euro - Bota Sot
Bugatti me veturën e parë elektrike, do të kushtojë 700.000 euro

Auto

Bugatti me veturën e parë elektrike, do të kushtojë 700.000 euro

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:14
Bugatti

Makina e parë elektrike e Bugattit pritet në treg në vitin 2023 dhe thuhet se bazohet në platformën e përdorur nga Porsche-Taycan e parë elektrike.

Sedani i ri me katër dyer Bugatti duhet të marrë emërtimin e kultit "Royale" me përdorim të gjerë të materialit të fibrave të karbonit për të kursyer në peshë.

Sa i përket pamjes, pritet që modeli i Bugattit të huazojë shumë hollësi nga Chiron, me frymëzim për modelet retro si Type 41, i cili u prodhua në vitet 1920 dhe 1930. Nuk ka detaje rreth enterierit të makinës, por çfarë mund të presim nga një automjet që do të kushtojë së paku 700,000 euro?

Çështja e veçantë është performanca - Porsche Taycan zhvillon më shumë se 600 kuaj fuqi, ndërsa Bugatti Royal pritet të ketë përafërsisht 900 kuaj fuqi duke iu falënderuar tre elektromotorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...