Drejtori i Ford merr 1 milion dollarë më shumë, mijëra punëtorë do të dalin nga puna - Bota Sot
Drejtori i Ford merr 1 milion dollarë më shumë, mijëra punëtorë do të dalin nga puna

Auto

Drejtori i Ford merr 1 milion dollarë më shumë, mijëra punëtorë do të dalin nga puna

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:35
Foto

Pesë drejtorët më të paguar të gjigantit amerikan kanë fituar 51.7 milionë dollarë vitin e kaluar. Paga e drejtorit ekzekutiv Jim Hickett është 17.8 milionë dollarë, ose një milion dollarë më shumë se një vit më parë, dhe pothuajse 2 milionë më shumë se në 2016.

Nga të hyrat e tij, paga fikse është 1.8 milion dollarë, ndërsa 12.7 milionë dividendë nga aksionet dhe 2.6 milionë janë kompensime për planin e nxitjes dhe 617 mijë nga "kompensimet tjera".

Ai ka 276 herë pagën më të lartë se mesatarja e punëtorëve në Ford në SHBA. Sa i përket drejtorëve të tjerë, Bill Ford fitoi 13.8 milionë dollarë, Bob Shanks 13.8, Jim Farley 5.9 dhe Joe Heinrichs 5.8.

Kompensimi mesatar vjetor për punonjësit e përhershëm në Ford ishte 64.316 dollarë, andaj është e qartë se punëtorët e zakonshëm morën shumë më pak se kjo.

Ndërkohë, Ford ka njoftuar largimin e rreth 5.000 punëtorëve në fabrikat evropiane në Gjermani dhe Britani të Madhe, si pjesë e planit të ristrukturimit të biznesit në kontinentin e vjetër.

Kompania synon uljen e ndjeshme të kostos strukturore, zvogëlimin e burokracisë, fuqizimin e udhëheqësve dhe menaxherëve, dhe eliminimin e punës më pak të vlefshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...