Bentley me V8 të fuqishme - Bota Sot
Bentley me V8 të fuqishme

Auto

Bentley me V8 të fuqishme

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:38
Bentley

Continental GT ka motor binjak turbo me 8 cilindra 4.0 litërsh.

V8 disponon me 550 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 3.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 318 km/h.

Continental GT me V8 ka shpejtësi maksimale, si te motori W12, por me agregatin e ri përshpejtimi është pak më i dobët.

Megjithatë, Bentley premton "performancë emocionuese", si dhe "ekonomi më të madhe" në sajë të sistemit të çaktivizimit të cilindrit. 

I tërë procesi është i bazuar në shuarjen e katër cilindrave, të cilët gjatë vozitjes zgjasin vetëm 20 sekonda. 

Kjo lejon Grand Touring të ketë autonomi më shumë se 800 kilometra. Continental GT V8 është në dispozicion në shtatë ngjyra standarde dhe shtatë ngjyra të ndryshme të çatisë, dhe nëntë modele të ndryshme të rrotave aliazh 20-22 inç.

Bentley tashmë ka filluar me marrjen e porosive dhe Continental GT V8 së pari do të jetë në dispozicion për tregun amerikan në tremujorin e tretë të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...