Lamborghini shkatërrohet në takimin e adhuruesve të makinave - Bota Sot
Lamborghini shkatërrohet në takimin e adhuruesve të makinave

Auto

Lamborghini shkatërrohet në takimin e adhuruesve të makinave

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:38
Pamje nga video

Prodhuesi britanik i makinave HR Owen organizoi një takim të entuziastëve të makinave në pjesën perëndimore të Londrës, por ngjarja nuk kaloi pa probleme.

Në një përpjekje për të demonstruar fuqinë e Lamborghini Hurricane Performante, shoferi përshpejtoi në një rrugë të ngushtë me makina të parkuara në anën.

Ai nuk ka goditur asnjë nga këto makina, por është përplasur për një mur betoni dhe një pemë.

Me sa duket, motori atmosferik V10 ishte shumë i madh për një shofer, i cili humbi kontrollin e "bishës" me 640 kuaj fuqi dhe shkatërroi makinën.

Fatmirësisht, shoferi nuk u lëndua dhe nuk kishte këmbësorë në zonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...