Lexusi paralajmëron model të ri për muajin e ardhshëm, pritet të jetë një minibus luksoz

Auto

Lexusi paralajmëron model të ri për muajin e ardhshëm, pritet të jetë një minibus luksoz

Më: 30 mars 2019 Në ora: 18:58
Lexus

Nën-brendi i kompanisë së njohur japoneze Toyota, Lexus, ka konfirmuar se muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Shanghai do të prezantojë një model të ri të cilin po e paralajmëron përmes publikimit të një fotoje.

Edhe pse tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, sipas disa burimeve thuhet se ky model mund të jetë një minibus luksoz.

Gjithashtu, raportohet se Lexus tashmë ka zbuluar emrin e modelit të ri – LM (“Lexus Minivan”), si dhe se do të jetë në dispozicion në dy versione – LM 350 dhe LM 300h (shkronja ‘h’ tregon se ky i fundit do të vijë në version hibrid).

Për më shumë informata rreth këtij minibusi të ri luksoz të Lexusit, duhet të presim deri më 16 prill dhe fillimin e panairin në Shanghai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat