Shkoda prodhon 2.5 milionë Octavia të gjeneratës së tretë

Auto

Shkoda prodhon 2.5 milionë Octavia të gjeneratës së tretë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 21:25
Shkoda Octavia

Edhe pse shitja është larg nga bestselleri evropian Golf, Octavia është jashtëzakonisht popullore në shumë vende evropiane.

Përveç katër vendeve ku ishte modeli më i shitur në 2018, në tri vende tjera zuri vendin e dytë – Finlandë, Sllovaki dhe Hungari, dhe në 8 vende tjera evropiane u plasua në mesin e dhjetë makinave më të kërkuara vitin e kaluar, duke përfshirë Gjermaninë, ku dominojnë automjetet e prodhimit vendor.

Shkoda Octavia është edhe makina më e shitur e markës çeke, dhe brezi i tretë i saj i debutuar në vitin 2012 është shitur në më shumë se 2.5 milionë njësi.

Numri më i madh i këtij modeli është prodhuar në fabrikën Mladá Boleslav në  Çeki, ndërkohë që prodhohet edhe në Rusi, Kazakistan, Indi, Kinë dhe Algjeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat