Yaris i ri bazohet në Mazda2

Auto

Yaris i ri bazohet në Mazda2

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:03
Yaris i ri

Toyota ka publikuar fotot dhe detajet e para teknike të Yaris të ri, para premierës botërore të planifikuar për 17 prill në Nju Jork.

Yaris Sedan është tashmë i bazuar në versionin sedan Mazda2. Toyota ka zgjeruar tashmë bashkëpunimin me prodhuesin japonez për një hatchback për 2020.

Dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Yaris të ri është marrë nga Mazda2 aktuale, me një formë tjetër të maskës dhe me stemën e Toyota-s midis dritave.

Vetura ka më shumë hapësirë për udhëtarët, ndërsa është rritur edhe pjesa e bagazhit.

Yaris i ri do të përdorë një motor 1.5 litra me katër cilindra me 107 kuaj fuqi, dhe ndërrues automatik me 6 shpejtësi të paktën për tregun amerikan.

Më shumë detaje rreth modelit të ri do të dihen në mes të prillit, kur debutimi i ri i Yaris do të jetë në panairin e veturave në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat