VW Tiguan R vjen në vjeshtë

Auto

VW Tiguan R vjen në vjeshtë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:12
VW Tiguan R

Pas T-Roc, një tjetër crossover me performancë të lartë të Volkswagen do të vijë në treg me emrin Tiguan.

Versioni testues i Tiguan R tashmë është vënë re disa herë pa kamuflazh, andaj është e qartë se premiera është shumë afër.

Detajet e dizajnit të Tiguan R ndahen me modelin R-Line. Kjo është arsyeja pse Volkswagen nuk ka maskuar këtë SUV me performancë të lartë.

Media fillimisht spekuloi se vetura do të ketë TFSI me 2.0 litra me 300 kuaj fuqi nga Golf R, por më pas është vërejtur një model me turbo-mbushës me pesë cilindra, që me siguri do të jetë njësia e Audi 2.5 litërsh.

Pasi T-Roc R më i vogël mundësohet nga turbo-mbushësi EA888 2.0-litër me 300 kuaj fuqi, shtrohet pyetja nëse VW do të përshtatet me një agregat më të fortë për Tiguan R.

Mbetet të shihet nëse VW ka vendosur të rrisë fuqinë e njësisë 2.0-litra mbi 300 kuaj fuqi.

Debutimi i VW Tiguan R pritet në panairin e veturave në Frankfurtit në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat