Përfaqësuesi i Volkswagen: Kosova as që është marrë në konsideratë për investime

Auto

Përfaqësuesi i Volkswagen: Kosova as që është marrë në konsideratë për investime

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:49
Volkswagen

Përfaqësuesi i kompanisë së njohur të veturave në Kosovë, Volkswagen, Baki Abdullahu ka demantuar deklaratat e minstrit të Tregtisë, Endrit Shala se kjo kompani mund të investojë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova as nuk është marrë në konsideratë për të inevstuar.

Ai thotë se nuk është çudi ky injorim duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendet vendit.

Tutje Abdullahu ka thënë se vendet në rrethin e ngushtë për investime janë Bullgaria dhe Turqia.

Ai po ashtu ka shprëndarë edhe njoftimin e kompanisë së famshme gjermane.

Ky është postimi i tij:

Për fat të keq Kosova as që është marr në konsideratë për tu investuar nga VW-ja, por nuk është çudi duke pas parasysh situatën në të cilën gjendemi!

Vendet ne rrethin e ngushtë: Bullgaria dhe Turqia!

Kur të harrojn çka ka në shpi tane mos lyp ne kojshi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat