Rusët paralajmërojnë Porsche Cayennen e ri - Bota Sot
Rusët paralajmërojnë Porsche Cayennen e ri

Auto

Rusët paralajmërojnë Porsche Cayennen e ri

Më: 14 prill 2019 Në ora: 09:20
Porsche Cayenne

Kompania ruse TopCar, e cila merret me modifikimin e veturave, është duke përgatitur paketën për modifikimin e versionit më të ri Coupe të SUV-it të Porsches, Cayenne.

Paketa e ra, ndër të tjera, pritet të përfshijë mbrojtësit e rinj, mbrojtësit anësor të zgjeruar, set të ri të pragjeve, kofanon me vrima për ajër, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi çati dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në bagazh. Po ashtu, paketa e re thuhet se do të përbëhet nga fibra të karbonit.

Gjithashtu, TopCar për Cayennen e re Coupe do të ofrojë edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, disa sete të reja të rrotave nga alumini (duke përfshirë edhe setin prej 21-inç), amortizatorët e modifikuar, si dhe modifikimin e interierit sipas dëshirës së klientit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...