Bien shitjet e grupit VW

Auto

Bien shitjet e grupit VW

Më: 15 prill 2019 Në ora: 12:12
Foto

Gjiganti automobilistik gjerman Volkswagen ka shitur më shumë se 2.6 milionë automjete në tremujorin e parë të 2019, një rënie prej 2.8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

“Tremujori i parë ishte sfidues siç pritej”, tha Christian Dalhajm, drejtor i shitjeve.

Volkswagen shiti 998.900 automjete për klientët anembanë botës në mars, ose 4.3 për qind më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kur prodhuesi gjerman shiti 1.043.400 makina, sipas portalit Famagusta Gazete.

Në përgjithësi, një rënie prej 9.9 për qind në rajonin e Azisë dhe Paqësorit dhe 10.2 për qind në Amerikën e Jugut nuk mund të kompensonin shitjet në Evropë dhe Amerikën e Veriut, ku ato shënuan rritje 0.6 për qind dhe 3.6 për qind .

“Megjithatë, Volkswagen është disi më optimist për gjysmën e dytë të vitit”, përfundoi Dalheim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat