Modeli i ardhshëm i Bugattit do të ketë 1.000 kuajfuqi - Bota Sot
Modeli i ardhshëm i Bugattit do të ketë 1.000 kuajfuqi

Auto

Modeli i ardhshëm i Bugattit do të ketë 1.000 kuajfuqi

Më: 15 prill 2019 Në ora: 14:43
Bugatti

Kompania e njohur britanike e veturave luksoze, Bugatti pritet të sjellë së shpejti një model të ri.

Nëse merr dritën e gjelbër, modeli i ri Crossover i saj mund të hyjë në prodhim në vitin 2023.

Kohët e fundit, një raport deklaroi se modeli i ardhshëm i Bugattit do të jetë një ringjallje e Royale si një limuzinë ultra luksoze, krejtësisht elektrike.

Tani, “Car Magazine” raporton se Bugatti po konsideron gjithashtu zhvillimin e një Crossoeveri sportiv me dy dyer.

Kompania njoftohet se ka përfunduar propozimet për modelin e saj të dytë dhe është në pritje të miratimit nga Volkswagen Group, i cili në fund do të vendosë se çfarë forme do të marrë.

Gjithashtu, raportohet se ky Crossoveri i ri do të posedojë motorin 4.0-litër V8 me kapacitet prej 641 kuajfuqi, por disa shtesa elektrike do t’i ndihmojnë të arrijë 1.000 kuajfuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...