Range Rover Evoque me shumë elemente të ndryshuara

Auto

Range Rover Evoque me shumë elemente të ndryshuara

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:32
Range Rover Evoque

Kur u lansua modeli Evoque, ishte një prej makinave më të kompletuara SUV dhe ka pasur shitje të kënaqshme gjatë kohës sa ishte në treg, andaj Land Rover planifikon ta mbajë një të njëjtin nivel.

Në New York Auto Show, është prezantuar ky Range Rover i ri, që në shikim të parë duket se ka pësuar vetëm përditësime të lehta. Mirëpo, nëse shikohet në detaje, vërehet se ka shumë elemente të ndryshuara, shumë më të avancuara dhe teknologji të lartë.

Dritat LED i janë bërë shumë më të holla, rrotat kanë diametër më të madh, kurse dritaret i ka shumë më të cekëta. Enterieri është minimalist, i thjeshtë dhe praktik, ndërsa teknologjia e lartë i mundëson shumë lehtësi shoferit dhe rehati udhëtarëve.

Image

Motori me 2.0litra i Range Rover Evoque, ofron që të prodhojë 246 kuaj fuqi, ndërsa nëse i shtohet edhe motori me 48 voltë, atëherë kuaj fuqitë i rriten në 296 njësi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat