Si prodhohet një veturë prej 3 milionë dollarë?

Auto

Si prodhohet një veturë prej 3 milionë dollarë?

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:16
Jesko

Prodhuesi suedez i super-automobilave Koenigsegg ka treguar se si rrjedhë procesi i bërjes së një prej automjeteve të tij.

Një shembull është dhënë në modelin e fundit Jesko, i cili përfundimisht do të ketë një version që zhvillon një shpejtësi maksimale prej 483 km/h.

Jesko u emërua sipas babait të pronarit të kompanisë dhe është mundësuar nga një motor V8 5,0 litra me 1,280 kuaj fuqi për benzinë dhe 1,600 për etanol E85.

Koenigsegg shiti 83 kopje të pasardhësit Agera RS para premierës në Gjenevë dhe 42 kopjet e mbetura të 125 totaleve të bëra ishin të rezervuara.

Çmimi i Koenigsegg Jesko është 3 milion dollarë, dhe prodhimi i një njësie zgjat 600-800 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat