Kampionati i Kosovës në auto sport sivjet nis me një risi

Auto

Kampionati i Kosovës në auto sport sivjet nis me një risi

Më: 22 prill 2019 Në ora: 07:24
Fituesit

Kampionati i Kosovës në auto sport sivjet ka nisur me një risi. Për herë të parë do të zhvillohet edhe kampionati në konkurrencën e femrave, kjo vetëm në disiplinën e auto sllallomit.

Pikërisht një garë e tillë dje është mbajtur në Prizren dhe ishte mjaft atraktive.

Maja Milosevska në konkurrencën e femrave dhe Bardhyl Canolli te meshkujt ishin fitues të garës së djeshme.

Milosevska u paraqit me Opel Astra G dhe pati kohë prej 01:15.223 minuta. E dyta u rendit Rezarta Kalenderi me Renault Clio, ndërsa podiumi i fitueseve u plotësua me Blerta Bytyqin, e cila garoi me Opel Zafira.

Bardhyl Canolli kampionatin e ri e nisi në stilin e kampionit, megjithëse auto sllallomi nuk është disiplina e tij e preferuar.

“Jam i kënaqur që kampionatin e nisa me fitore, por të them të drejtën unë jam më shumë i fokusuar në disiplinën malore dhe aty synoj të kem sukses jo vetëm në kampionatin vendor, por edhe në gara ndërkombëtare. Sidoqoftë, sot ishte gara e parë, pati rivalitet, pati vetura atraktive dhe përgjithësisht ishte një garë e mirë“, ka thënë Canolli pas garës së sotme.

Pozita e dytë në plasmanin gjeneral i takoi Valon Jahës, ndërsa i treti u rendit Mitat Vuçitërna.

Rezultatet:

Femrat

1.Maja Milosevska (Opel Astra G) 01:15.223

2.Rezarta Kalenderi (Renault Clio) +00.56

3.Blerta Bytyqi (Opel Zafira) +00.685

Meshkujt

1.Bardhyl Canolli (Radicall SR8 LM) 03.06:727

2.Valon Jaha (BMW) +02.297

3.Mitat Vuçitërna (Audi S3) +07.745

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat