Citroen në maj paraqet veturën elektrike të së ardhmes

Auto

Citroen në maj paraqet veturën elektrike të së ardhmes

Më: 23 prill 2019 Në ora: 17:14
Citroen

Citroen francez do të vazhdojë të shënojë 100 vjet të ekzistencës me një model tjetër debutues.

Në Paris, më 16 maj, do të paraqesë një koncept pa emër, i cili e shpall atë si një "vizion ultra komfor dhe plotësisht elektrik", transmeton KosovaPress.

Fotografia "Teaser" zbulon vetëm një logo të ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim nga Citroen, e cila u frymëzua nga fillimet e vitit 1919.

Citroen premton se studimi i ri do t'u ofrojë shoferëve një përvojë unike udhëtimi me sistemin e makinës autonome dhe inteligjencën artificiale.

Makina është pajisur me teknologji që marka franceze e përdorë në veturat e ardhshme serike.

Koncepti i ri do të prezantohet me Ami One, i cili debutoi muajin e kaluar në Gjenevë, i cili është një version më i vogël i ForTwo Smart me hapësirë për dy pasagjerë dhe një autonomi prej 100 km në bateri që mbushte për dy orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat