Kohëve të fundit, kemi dëgjuar shumë në lidhje me veturat elektrike.
Megjithatë, për to po flitet në lidhje me rreziqet e nxehjeve dhe, si rrjedhojë, edhe eksplodimit të tyre. Më së shumti po supozohet të jetë fajtor bateria prej litiumi.
Një rast i shpërthimit të veturave nga kompania ‘Tesla’, e cila është ndërmarrja më emblematike e prodhimit të automobilave elektrik, është shfaqur së fundmi në rrjetin social ‘Twitter’.
Vetura mësohet të ketë qenë e tipit ‘Model S’, e prodhuar nga viti 2012, e që ende vazhdon të jetë në prodhim.
Shpërthimi ka ndodhur në një parking, vendndodhja e të cilit ende nuk është bërë e ditur, megjithëse kamerat e sigurisë të këtij të fundit kanë siguruar pamjet.
Pamjet, siç u tha, janë publikuar në ‘Twitter’ dhe kanë marrë reagime të shumta, ndër të cilat është shprehur një lloj skepticizmi mbi këto vetura.
Ndiqeni videon e sipërfolur më poshtë: