Skender Potera sërish i pari në Drag Race

Auto

Skender Potera sërish i pari në Drag Race

Më: 29 prill 2019 Në ora: 07:20
Skender Potera

Skender Potera – Gogi ka fituar përsëri në garën Drag Race, e para për vitin 2019, e cila u mbajt të dielën në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Potera me Golf IV distancën prej 402 metrave e kaloi për 10.237 sekonda, ndërsa në vozitjen kualifikuese ka pasur kohë edhe më të shpejtë. “Kemi punuar shumë në veturë dhe kemi pritur rezultat të mirë, e njëkohësisht edhe fitore. Me modifikimet që i kemi testuar mund të arrij kohë edhe më të shpejtë, madje synimi është 8 sekonda, por presioni i madh nuk lejon ta zhvillojmë këtë shpejtësi. Sidoqoftë, jam i kënaqur me rezutatin dhe presim që edhe në garat e ardhshme të vazhdojmë me këtë ritëm”, ka thënë Potera pas suksesit të sotëm.

Garat janë zhvilluar në tri divizioni FWD (veturat që tërheqin me rrota të përparme), RWD (veturat që tërheqin me rrotat e pasme) dhe AWD (veturat 4x4).

Në disa klasa rivaliteti ka qenë tepër i madh, por gjatë gjithë garës ka mbretëruar fryma sportive, për çka Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka përgëzuar të gjithë garuesit.

Drag Race i radhës mbahet në qershor.

Divizioni FWD

Klasa 11: Hilmi Behrami (Opel Corsa) 11.984

Klasa 12: Leutrim Isufi (Golf II) 12.225

Klasa 13: Labinot Syla (Opel Corsa) 14.473

Klasa 14: Sadat Rama (Golf II) 14.098

Klasa 15: Enis Nishlia (Opel Astra) 15.113

Klasa 16: Enis Bytyqi (Audi A3) 16.470

Divizioni RWD

Klasa 10: Esad Dosljak (Opel Corsa) 11.265

Klasa 11: Arbnor Musliu (Opel Corsa) 11.212

Klasa 12: Bejtullah Berisha (BMW M3) 12.777

Klasa 13: Drilon Bytyqi (BMW 335) 13.190

Klasa 14: Alban Cakaj (BMW 325) 14.878

Klasa 16: Rinor Vërbovci (Mercedes C220) 16.233

Divizioni AWD

Klasa 9: Skender Potera (Golf IV) 10.237

Klasa 10: Gojart Potera (Audi RS6) 10.949

Klasa 11: Valentin Beqiri (Audi RS6) 11.729

Klasa 12: Albi Humolli (Porche Panamera) 12.227

Klasa 13: Liridon Buduri (Audi S3) 13.156

Klasa 14: Endrit Sadullahi (BMW 320) 14.628

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat