Smart braktis Amerikën

Auto

Smart braktis Amerikën

Më: 1 maj 2019 Në ora: 17:59
Smart

Pronari i Smart, Daimler gjerman, ka njoftuar se pas 2019 do të përfundojë shitjen e këtij brendi në tregun e Amerikës së Veriut.

Smart është në dispozicion në SHBA dhe Kanada vetëm në variantin elektrik EQ ForTwo, dhe në 2018 shiti vetëm 1.276 makina.

Më parë, në 2017, kompania tërhoqi nga Amerika e Veriut një version benzinë të ForTwo.

Shitjet e Smart ishin në rënie të vazhdueshme që nga viti 2016, kur 6.211 automjete u blen nga pronarët e ri në SHBA.

Në 2019, deri në fund të marsit, vetëm 231 makina u shitën, dhe në bazë të këtij trendi, shitjet vjetore të parashikuara do të bien nën 1.000 automjete.

Rezultatet janë kryesisht dëshpëruese edhe në Kanada ku në mars janë shitur gjithsej 11 vetura Smart EQ ForTwo, me një rënie në nivel vjetor prej 68,6%, derisa gjithsej në tremujorin e parë të këtij viti janë shitur 45 automobila.

Smart elektrik nuk ka treguar ndonjë interesim të madh nga blerësit amerikanë dhe arsye për këtë, përveç madhësisë së automjetit që mund të zë vetëm dy udhëtarë, është edhe autonomia e vogël. Në fakt, kjo veturë me një mbushje të baterisë mund të kalojë vetëm 100 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat