Ja kur do të dalë në shitje Golf 8

Auto

Ja kur do të dalë në shitje Golf 8

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:03
Golf 8

Volkswagen planifikon të fillojë prodhimin e Golf 8 në fabrikën e Wolfsburgut në muajin shtator.

Sipas AutoNews, pritet që Golfi i ri do të mbërrijë vetëm në shitje në shkurt të vitit të ardhshëm.

Sipas të njëjtit burim, plani fillestar i Volkswagen ishte të njoftojë zyrtarisht një gjeneratë të re të makinave më të shitur në Evropë në panairin e veturave të Frankfurtit në shtator, por premiera botërore duhej të zhvendoset më vonë për shkak të problemeve softuerike të sistemit të ri multimedial.

VW në Frankfurt përqendrohet më shumë në premierën e kompakt hatch-back I.D., me të cilën gjiganti gjerman fillon ofensivën në tregun elektrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat