Arrin Lexus i ri "i përballueshëm"

Auto

Arrin Lexus i ri "i përballueshëm"

Më: 2 maj 2019 Në ora: 16:54
Foto

Prodhuesi japonez i veturave planifikon të lansojë në vitin 2021 një model të ri "hyrës" që do të trashëgojë CT.

Lexus CT u prezantua në vitin 2011, por nuk ka asnjë garanci se pasardhësi i tij do të jetë gjithashtu një hatchback kompakt me pesë dyer, transmeton KosovaPress.

Duke marrë parasysh tendencat aktuale në industrinë e automobilave dhe interesin e konsumatorëve, është reale të pritet një lloj kalimi.

Natyrisht, spekulohet edhe objekti "ekologjik" që mund të jetë modeli i parë elektrik Lexus.

Lexus i ri kompakt do të ketë një konkurrencë të ashpër me Mercedes-Benz A Class, Audi A3 Sportback dhe BMW 1 Series, gjenerata e të cilit pritet të arrijë së shpejti.

Nëse Lexus do të fillojë prodhimin e makinave elektrike, ai do të sulmojë Tesla 3 dhe Mercedes EQA, dhe modele të ngjashme kompakte EV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat