Lumma Design zbulon paketën e re për Range Rover Evoque

Auto

Lumma Design zbulon paketën e re për Range Rover Evoque

Më: 4 maj 2019 Në ora: 22:52
Range Rover Evoque

Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Lumma Design, njofton se së shpejti do të sjellë paketën e re dedikuar për Range Rover Evoque.

Kjo nënkupton se Evoque mund të modifikohet me paketën “CLR RE”, e cila përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin shtesë (spoiler) në bagazh, si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer).

Paketa e re, po ashtu, përfshinë edhe kofanon prej fibra të karbonit me vrima për ajër, maskën e re të përparme, set të ri të rrotave prej 21 deri 23-inç, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe interier të modifikuar – që përbëhet nga timoni sportiv, pedalet nga alumini, tepihët me logon “Lumma”, etj.

Image

Gjithashtu, blerësve potencialë do t’iu ofrohen më shumë opsione për ngjyrë të eksterierit dhe në njoftim, po ashtu, thuhet se do të jetë në dispozicion edhe paketa për përforcimin e motorit.

Paketa “CLR RE”, po ashtu, thuhet se do të jetë në dispozicion nga muaji shtator i këtij viti ndërsa çmimi i saj ende nuk është zbuluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat