Bardhyl Canolli e nis me fitore edhe në disiplinën malore - Bota Sot
Bardhyl Canolli e nis me fitore edhe në disiplinën malore

Auto

Bardhyl Canolli e nis me fitore edhe në disiplinën malore

Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:17
Bardhyl Canolli

Anëtari i Auto Klubit Eurogoma RT, Bardhyl Canolli, me Radicall SR8 LM deri te fitorja në garën që u mbajt në Prevallë arriti me kohën e përgjithshme 02.48.635 minuta. Kohën më të shpejtë e pati në vozitjen e dytë, në të cilën distancën 2.85 kilometra e kaloi për 01.23.300 minuta.

“Me rëndësi është që gara ka pasur rrjedhë të mirë, koha ishte e mirë dhe garuesit e patën mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre”, ka thënë Canolli pas fitores.

“Sa i përket suksesit tim, kam pritur të kem rezultat të mirë, sepse vetura është në gjendje të mirë, ndërsa edhe shtegun tashmë e njoh shumë mirë. Prevalla gjithmonë është garë atraktive dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të kem sukses”, ka shtuar Canolli, i cili fitoi edhe në garën e mbajtur dy javë më parë në Prizren, në autosllallom.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi Valdet Kaçandollit të Prishtina Racing Team, i cili me Suzuki Swift Super 1600, në krahasim me fituesin ishte më i ngadalshëm për 24.013 sekonda, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Blerand Hasanajn po ashtu i Prishtina Racing Team. Hasanaj me Opel Astra GSi pati kohën prej 03.:13.020 minuta.

Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi Prishtina Racing Team, e dyta Ferizajt, ndërsa e treta u rendit HCR Gjakova.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...