Dodge Charger i ri do të lansohet për të rivalizuar me BMW X5 - Bota Sot
Dodge Charger i ri do të lansohet për të rivalizuar me BMW X5

Auto

Dodge Charger i ri do të lansohet për të rivalizuar me BMW X5

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:23
Dodge Charger

Vetura do të ketë katër dyer, në trupin shumë më të gjerë se modeli aktual.

Gjatë një aktiviteti në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, Dodge e ka prezantuar Charger Widebody, që është modeli më i ri nga kjo linjë e prodhimit.

Mirëpo, nuk është vetëm një variat që dallon pak prej aktualit, pasi ka pësuar ndryshime shumë të mëdha.

Trupi shumë më i gjerë dhe katër dyer, bëjnë që kjo veturë të lansohet për të rivalizuar me BMW X5 si dhe disa modele të së njëjtës kategori. Ndryshimet nuk janë vetëm në eksterier, pasi ka përforcime edhe brenda kapakut.

Motor Trend raporton se Dodge Charger Widebody, do të lansohet në LA Auto Shoë gjatë muajit nëntor me 797 kuaj fuqi.

Lidhur me këtë veturë, ishte thënë se do t’i ketë 717 kuaj fuqi, ndërsa rivali I fuqishëm, ka bërë që të përforcohet edhe më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...