McLaren 720S do të bëhet edhe më i shpejtë

Auto

McLaren 720S do të bëhet edhe më i shpejtë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:16
McLaren 720S

Mund të tingëllojë mjaft e çuditshme, por përmes Track25 do t’i bëjë makinat nga McLaren edhe më të shpejta. Pjesë e këtij plani, është që deri më 2025 të lansohen 18 modele të reja, përfshirë edhe pasardhësin e P1.

Derisa 720S që prodhon 710 kuaj fuqi, shpejtësin prej zero deri në 100 kilometra n orë e zë për 2.8 sekonsa, konsiderohet se është mjaft i shpejtë dhe nuk ka nevojë të punohet në këtë drejtim.

Por, McLaren duket se nuk është i kënauqr dhe në mesin e 18 modele të reja, do ta bëjë këtë makinë hibride të elektrikuar, që arrin shpejtësi edhe më të lartë. Reporterët që merren me makina të reja, e kanë parë McLaren 720S që testohej në pistë, me shtresa të mëdha kamuflazhi.

Image

Në eksterier janë parë mbishkrimet se është hibrid, megjithëse nuk është dëgjuar edhe zhurma që tëgon se ka shpejtësi më të madhe.

Image

Me kapacitetet shtesë, pritet që ky McLaren 720S të prodhojë 720 kuaj fuqi, ndërsa të jetë shumë më i shpejtë dhe i fokusuar për pista garish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat