Nirburgring bëhet me mbret të ri - Honda Civic Type R bie nga froni

Auto

Nirburgring bëhet me mbret të ri - Honda Civic Type R bie nga froni

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:33
Renault Megane RS Trophy-R

Renault Megane RS Trophy-R është mbreti i ri i “Ferrit të gjelbër” të Nirburgringut.

Makina e nxehtë franceze do të debutojë më 24 maj në Çmimin e madh të Monakos në Formula 1.

Megjithatë, ajo tashmë është prezantuar në botë duke thyer rekordin e pistave të famshme, duke tejkaluar rezultatin e Honda Civic Type R.

Megane RS Trophy-R kaloi pistën në 7: 40.1 minuta, 3.7 sekonda më shpejt se  Honda.    

Vetura posedon motor turbo-benzinë 1.8 litra me 303 kuaj fuqi, njësoj si në modelin Trophy të Megane RS.

Në vend të rritjes së forcës, ekipi Renault Sport u përqendrua në zvogëlimin e peshës (me 130 kg), përmirësimin e aerodinamikës dhe "zhvillimin më radikal të boshteve të vozitjes".

Renault Megane RS Trophy-R do të dalë në shitje në fund të 2019 dhe prodhimi do të kufizohet në "disa qindra njësi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat