Arrin Seria e re BMW 1 - Bota Sot
Arrin Seria e re BMW 1

Auto

Arrin Seria e re BMW 1

Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:08
BMW 1

BMW ka prezantuar një gjeneratë të re të Serisë së saj 1 që hyn në epokën e re.

Për herë të parë, Seria 1 vjen në një platformë me bosht të përparmë.

Përveç platformës së re të markës, Seria 1 ka kaluar edhe nëpër ndryshime të projektimit, të jashtme dhe të brendshme.

Ajo është më e shkurtër për 5 milimetra dhe 4,319 mm e gjatë, e cila ka ndikuar gjithashtu në diferencën ndërmjet boshteve, e cila është zvogëluar për 20 mm në 2,670 mm, dhe është rritur në një lartësi prej 13 mm në 1,434.

Shfaqja e Serisë 1 është veçanërisht e rifreskuar dhe me drita "të ashpra", por vetëm për një pagesë shtesë.

BMW për fillim në Serinë 1 ofron dy motorë me benzinë dhe tre me naftë.

Varianti hyrës është 118i me 1,5 litra me tre cilindra që sigurojnë 140 kuaj fuqi.

Motori i dytë benzinë është M135i xDrive më i fuqishëm me njësi 2,0 litra që zhvillon 306 kuja fuqi.

M135i xDrive nga 0 në 100 km/h arrin për 4,8 sekonda me shpejtësi maksimale të kufizuar në 250 km/h.

Varianti hyrës për dizel është 116d me 1,5 litra me tre cilindra që sigurojnë 115 kuaj fuqi.    

Aty është dhe 118d me 2,0 litra me katre cilindra që sigurojnë 150 kuaj fuqi, derisa në krye të ofertës është 120d xDrive me 190 kuaj fuqi.

Premiera e BMW Seria 1 do të shfaqet në Munih nga data 25-27 qershor, kur edhe do të prezantohet Seria 8 Gran Coupe. Shitja do të fillojë në muajin shtator, ndërsa dërgesat e para priten kah fundi i vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...