Dalin pamjet e reja të Golf 8 - Bota Sot
Dalin pamjet e reja të Golf 8

Auto

Dalin pamjet e reja të Golf 8

Më: 29 maj 2019 Në ora: 00:23
Golf 8

Ka rrjedhur dizajni i Golfit të ri, i cili mendohet se është Mk VIII e i cili tashmë është konfirmuar se do të lansohet në tetor në shtëpinë e tij në Wolfsburg të Gjermanisë nga Volkswagen.

Vetura më e njohur Evropiane e modeli më i shitur i Volkswagenit tashmë ka rrjedhur online, duke zbuluar jo vetëm dritat e reja por edhe dizajnin e tij evolucionar.

Ndryshimi më i madh i Golfit të ri, siç shihet në këto foto do të jetë zgjatja në dyert e pasme.

Version me tri dyer i Golfit me gjasë nuk do të ketë fare në gjeneratë e ardhshme, pasi deri tani asnjëherë nuk është parë duke u testuar.

Përveç dizajnit të tij ende nuk është zbuluar më shumë për Golf 8-shin e ri, e kjo pritet të ndodhë në tetor të këtij viti, ku VW do ta prezantoj atë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...