Tubimi i përvitshëm në Francë në nder të Citroen 2CV

Auto

Tubimi i përvitshëm në Francë në nder të Citroen 2CV

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 19:42

Më shumë se 3 mijë makina marrin pjesë në tubimin e përvitshëm të Citroen 2CV në Francën Qendrore, ku të pasionuarit pas tyre do të nderojnë automobilin e parë shumë popullor të Francës të ndërtuar pas luftës së dytë botërore.

Klasikja Citroen 2CV ka mbushur tashmë 70 vjeç. Rreth 5 milionë makina të tilla janë prodhuar nga viti 1948 deri në 1990, kur edhe linja e prodhimit u mbyll.

Emri i makinës, 2CV, është shkrutimi i “deux chevaux” ose “dy kuajt ” dhe vlerësohet se ka ende rreth 100 mijë makina të tilla nëpër rrugët franceze.

Madje duket se makina ikonike është shndërruar edhe në një atraksion të vërtetë turistik. Tubime të ngjashme mbahen edhe në vende të tjera të botës, me të parin të zhvilluar në Finlandë në 1975 dhe që përsëritet çdo dy vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat