Land Rover Discovery Sport për 2020 - Bota Sot
Land Rover Discovery Sport për 2020

Auto

Land Rover Discovery Sport për 2020

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 21:53
Foto

Land Rover ka rikthyer modelin Discovery Sport, i cili është gjithashtu i disponueshëm në versionet me motor "të butë" hibrid.

Modeli për vitin 2020 është ri-dizajnuar në mënyrë diskrete jashtë dhe brenda, dhe ndryshimet më të dukshme kanë të bëjnë me pamjen e grupeve të dritave LED dhe parakolpën.

Motori bazik benzinë është 4 cilindra 2.0 litra me 200 kuaj fuqi (147 kW), të pajisur me një sistem të butë hibrid. Versioni tjetër hibrid është ai me benzinë që siguron 250 kuaj fuqi (184 kW).

Motorët me naftë janë gjithashtu me katër cilindra 2.0- litra, derisa ai bazik posedon 150 kuaj fuqi dhe mund të porositen me ose pa një sistem ‘të butë’ hibrid.

Po ashtu, në dispozicion janë edhe agregati dizel hibrid me 180 kuaj fuqi, përkatësisht 240 kuaj fuqi.

Land Rover Discovery Sport për 2020 tashmë mund të porositet në Britani të Madhe me një çmim prej 31,575 funte.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...