Shtyp me veturë policin amerikan dhe largohet nga vendi i ngjarjes, zyrtari policor shpëton mrekullisht

Auto

Shtyp me veturë policin amerikan dhe largohet nga vendi i ngjarjes, zyrtari policor shpëton mrekullisht

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:11
Foto

Policia e Floridës ende nuk ka arritur të gjejë drejtuesin e një BMW-je të bardhë, i cili e goditi një polic trafiku dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Policia ka postuar një pamje nga një kamera e sigurisë ku tregohet se si BMW-ja e ndaluar nga një tjetër polic, sakaq shkëputet nga vendi me shpejtësi dhe merr përpara kolegun e tij në ecje.

Polici, i quajtur Arsenio Caballero, shpëtoi për fat të mirë, pa lëndime serioze.

Policia gjeti BMW-në, por jo drejtuesin problematik. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat