Kjo është vetura që po shfrytëzon njësiti policor, Hyundai Kona EV

Auto

Kjo është vetura që po shfrytëzon njësiti policor, Hyundai Kona EV

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:20
Hyundai Kona EV

Gjetën një makinë që ua plotësonte kriteret, blenë 13 të njëjta.

Mund të mos jetë makinë e pazakontë për një njësit policor, vetëm se nuk jemi mësuar të shohim një Hyundai Kona EV që shfrytëzohet për nevoja policore.

Departamenti policor në St Gallen të Zvicrës, ka marrë në shfrytëzim këtë makinë elektrike, pasi po ua plotëson të gjitha kriteret. Në pesë prej tyre, është ndryshuar eksterieri që të ngjajë me makinat tjera të policisë zvicerane, teksa tetë tjera kanë dukje më civile.

Image

Arsyeja pse është zgjedhur pikërisht modeli Kona, është për shkak se ka kapaitet prej 100 kW, apo 134 kuaj fuqive, autonomi prej 400 kilometrave dhe çmim nën 50 mijë frank. Kjo ishte makina që i plotësoi të gjitha kriteret, andaj u blenë 13 njësi, që të shërbejnë edhe për punonjësit e administratës.

“Me shfytëzimin e makinave elektrike, po përmbushim mandatet politike dhe kantonale, duke ndaluar zhurmën dhe ndotjen e ambientit” është thënë në raportin policor.

Image

Vënja në përdorim e Hyundai Kona EV është treguar shumë efikas, për faktin se i zë pesë persona, derisa janë shumë efikas në ndjekje dhe shfrytëzim të zakonshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat