Gomat e veturave pa ajër, shumë më të lira e më të qëndrueshme se tradicionalet - Bota Sot
Gomat e veturave pa ajër, shumë më të lira e më të qëndrueshme se tradicionalet

Auto

Gomat e veturave pa ajër, shumë më të lira e më të qëndrueshme se tradicionalet

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 20:19
ilustrim

Epokës së gomave të mbushura me ajër mund t’i vije fundi, pasi gomat e para pa ajër do jenë në dispozicion për t’u blerë më 2025-ën.

Kompanitë e gomave ‘Michelin’ dhe ‘General Motors’ lansuan dizajnin, në të cilin kanë qenë duke punuar për dy dekada rresht.

Të ashtuquajturat “gomat Uptis”, janë të përbëra nga tekstili me fije qelqi, rrëshirë dhe rrota alumini.

Krijimi i tyre ka kërkuar 50 patenta për të mbrojtur teknologjinë që kanë në dispozicion. Krijuesit e saj pretendojnë se mund të qëndrojnë më mirë në përformancë sesa gomat tradicionale, të zgjasin më shumë dhe të jenë më të mira për ambientin.

Krahas kësaj, gomat e këtilla priten të bartin një çmim më të ulët sesa aktualet.

‘GM’ dhe ‘Michelini’ thonë se shpuarjet dhe goditjet do të jenë jo-shqetësuese për përformancën e gomave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...