Makina që prodhon para

Auto

Makina që prodhon para

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:26
Renault,

Ky automjet Renault, është në gjendje të prodhojë para. Teknologjia inovative e kësaj makine elektrike bën të mundur kthimin pas të energjisë, që shkon për rrjetin elektrik dhe furnizon me elektricitet shtëpitë e banorëve.

Ishulli i vogël portugez i Porto Santos ka nisur të testojë eksperimentin. Drejtuesit e këtyre automjeteve blejnë energjinë me një çmim të lirë dhe e shesin më shtrenjtë.

Konsiderohet si rruga drejt së ardhmes. Shumëkush do të kishte qeshur disa vite më parë nëse do t’i thonim se një makinë do të furnizojë rrjetin elektrik, por falë revolucionit në elektricitet është ekzaktësisht kjo që ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat