Lansohen fotografi të enterierit të ‘BMW 8 Series Gran Coupe’ disa ditë përpara debutimit

Auto

Lansohen fotografi të enterierit të ‘BMW 8 Series Gran Coupe’ disa ditë përpara debutimit

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:09
BMW 8

Vetëm disa ditë afër debutimit, kompania prodhuese e makinave ‘BMW’ ka lansuar disa fotografi të enterierit të modelit ‘BMW 8 Series Gran Coupe’.

Kjo seri e ‘Gran Coupe’, në bazë të fotografive të lansuara nga ‘GermanCarForum’, përmban një lëkurë enterieri me ngjyrë dy-tonëshe, në krem dhe të kaltër të errët.

Ajo çfarë bie në sy më së shumti është pjesa e sipërme e panelit e mbuluar me lëkurë, transmeton lajmi.net.

Ndërsa makina përmban një konfiguracion 2 + 2 ulësesh, ekziston mundësia që BMW të ofrojë eventualisht pesë ulëse në modelin e apostrofuar. Kjo, pasi që në fotografi mund të shihen tri rripa sigurimi në ulëset e pasme të veturës.

BMW do t’ia “largojë mbulesat” zyrtarisht ‘Gran Coupe 8 Series’ më 25 qershor në një ngjarje të mbajtur në BMW Welt në Mynih, ndërsa debutimi publik i automjetit ka gjasa të ndodh në ekspozitën e automobilave të Frankfurtit në shtator të këtij viti.

Vetura do të jetë e aftë të prodhojë 523 kuaj-fuqi, falë motorit 4.4 litërsh të tipit V8. Gjithashtu, mjeti prodhues i kompanisë gjermane do posedojë dy turbo simotra.

Veturat do të vijnë në dy variante, në ‘M850i xDrive Coupe’ me çmim prej 99 mijë e 500 euro, si dhe ‘Convertible’ me etiketë afro 110 mijë sosh.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat