Vietnami prodhon makina/ Zhvillimi i shpejtë ekonomik e fut në tregun botëror

Auto

Vietnami prodhon makina/ Zhvillimi i shpejtë ekonomik e fut në tregun botëror

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 19:34
VinFas

Makina e parë e prodhuar në Vietnam “VinFas” do te dale ne treg ne 17 qershor, një zhvillim ky i konsideruar si dëshmi e rritjes së shpejtë ekonomike të vendit.

Qëllimi i konglomeratit vietnamez “Vingroup” është të arrije të prodhoje 500.000 automjete në vit, një lëvizje e guximshme kjo për tregun vendas, i cili ndonëse është në rritje, vazhdon të mbetet i vogël krahasuar me ekonomitë e tjera te fuqishme në rajon.

“Nuk na ndan veçse shumë pak kohë nga momenti kur makinat e para të prodhimit vietnamez, do të zbresin zyrtarisht në rrugët e këtij vendi.
Automjetet reflektojnë filozofinë e vendit të prodhuesve të tyre; makinat japoneze dallohen për qëndrueshmerinë, ato koreane për zhdërvjelltësinë. VinFast synon të krijoje një identitet për makinat vietnameze”, tha Nguyen Viet Quang, zëvendespresident i Vingroup.

Makina e parë e pasagjerëve të prodhuar nga kjo kompani kushton rreth 450 milionë dong apo $19,400 dollarë. Kompania prodhuese gezon edhe mbeshtetje nga qeveria në formën e lehtësimit nga taksat, duke qene se shteti vietnamez është duke i kushtuar një vëmendje të madhe zhvillimit të industrive vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat