Kia gradualisht zbulon crossoverin e saj të ri

Auto

Kia gradualisht zbulon crossoverin e saj të ri

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 22:16
Kia

Disa ditë para premierës botërore të modelit Seltos, Kia lansoi një video që tregon dizajnin e kësaj makine.

Në fillim të qershorit, Kia njoftoi se SUV i ri do të quhet Seltos, emër ky që rrjedh nga mitologjia e lashtë greke – Celtus, djali i Heraklit.

Prodhuesi korean ka ndryshuar shkronjën fillestare në "S", pasi dy modele SUV të kësaj marke mbajnë shenja duke filluar me të njëjtën shkronjë - Sportage dhe Sorento.

Premiera botërore e Seltos është planifikuar për 20 qershor. Modeli i ri do të jetë i disponueshëm për blerësit në Korenë e Jugut që do të lansohet në mbarë botën në gjysmën e dytë të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat