MINI Electric arrin në korrik

Auto

MINI Electric arrin në korrik

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 16:22
MINI Electric arrin në korrik

MINI do të paraqesë modelin e saj të parë elektrik Cooper SE më 9 korrik.

Makina bazohet në konceptin MINI Electric nga 2017 dhe blerësit potencialë tashmë mund të porosisin kopjen e tyre në tregjet e përzgjedhura evropiane, si Gjermani, Francë, Norvegji, Suedi dhe Holandë.

Përveç kësaj, MINI do të ofrojë Cooper SE në Spanjë, Britani të Madhe dhe SHBA.

Prodhimi i MINI elektrik do të fillojë në nëntor dhe Cooper SE pritet të ketë një bateri litium-jon 33 kWh dhe një autonomi lëvizëse prej rreth 180 km.

Makina do të ketë më shumë gjasa të përdorë motor elektrik prej 184 kuaj fuqi.

Më shumë detaje do të njihen në korrik pas premierës së kësaj makine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat