Acura tenton të fitojë garën në shtigjet malore, me katër makina të fuqishme

Auto

Acura tenton të fitojë garën në shtigjet malore, me katër makina të fuqishme

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 23:29
ilustrim

Modeli NSX me 625 kuaj fuqi dhe MDX me 400 kuaj fuqi, janë vetëm për fillim

Pjesëmarrja në Pikes Peak International Hill Climb, kërkon përgatitje të mëdha dhe Acura e ka bërë pikërisht këtë.

Kompania japoneze tenton ta fitojë garën në shtigje malore, me katër makina të fuqishme, me të cilat përpiqet ta mposhtë konkurrencën e fortë.

Në fillim të garës, do të hyjë me MDX që i ka 400 kuaj fuqi, versioni bazë i të cilës vjen me 321 kuaj fuqi.

Nëpërmjet modelit NSX që është modifikuar me 625 kuaj fuqi, do të garojë në një prej garave tjera të këtij aktiviteti që fillon në fund të muajit qershor.

Specifikat e modeleve RDX dhe TLX, Acura nuk i ka bërë të ditura, vetëm se të gjitha këto makina do të voziten nga shoferë profesionistë, që kanë shënuar shumë suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat