Ndryshimet teknologjike përfshijnë fenerët me lazer, lidarët dhe ekranet me prekje.
Me gjatësi 4,969 milimetra dhe gjerësi 1,908 sosh, vetura kategorizohet në mesin e makinave me madhësi gjigante, transmeton lajmi.net.
Vetura në fjalë, e pajisur me motor 3.0-litërsh të modelit V6, është e aftë të prodhojë 335 kuaj-fuqi.
Krahas kësaj, prodhimi i kompanisë gjermane të automobilave do ketë në dispozicion shtatë shpejtësi. Gjithashtu, do ketë një model tjetër dizel.
Falë përformancës së motorit, ‘Audi A7’ e vitit 2019 do t’i mundësohet të arrijë 100 km/h për vetëm 5.2 sekonda.
Super-makina pritet të del në shitje me një etiketë prej 67 mijë eurosh.