Arrest për shoferin që bllokoi trafikun, për të bërë xhiro të shpejta në mes të autostradës

Auto

Arrest për shoferin që bllokoi trafikun, për të bërë xhiro të shpejta në mes të autostradës

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Mënyra më e keqe, për të treguar shkathtësitë e makinës

Forcat policore, janë gjithnjë në ndjekje të atyre që bëjnë gara ilegale me vetura, apo provojnë të tregojnë performanca në hapësira të papërshtatshme.

Të interesuar për gara dhe ata që duan të tregojnë performancën e makinës së tyre, të rezervojnë pistën, apo hapësirat adekuate për këto shfaqje.

Ka mundësi, të gjendet ndonjë parking i boshatisur, për të bërë xhiro të shpejta me veturë, por kjo manovër nuk bën të realizohet nnë asnjë mënyrë, në mesin e autostradës së mbushur me trafik.

Pikërisht këtë veprim e ka bërë shoferi i një Dodge Charger Hellcat, në një autostradë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, duke  bllokuar trafikun.

Shoferi ka arritur të ikte nga hapësira që mbeti me shenja në asfalt, por jo për shumë gjatë, sepse u ndaluar nga patrullat policore.

Atë e arrestuan për rrezikim të komunikacionit, ndërsa pritet të së shpejti të del para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat